Forumi ballkanik i çarmatimit bërthamor, aktivitet sensibilizues me personalitete në Bunk'Art 1! Kryqi i kuq shfaq video me pasojat shkatërruese të armëve

25 Gusht 2023, 16:50

Në ish-bunkerin anti-bërthamor në Tiranë, tashmë muze nëntokësor BunkArt1, u mbajt Forumi Ballkanik mbi Çarmatimin Bërthamor. Pjesëmarrësit ftuan qeverinë shqiptare t’i bashkohet Traktatit për Ndalimin e Armëve Bërthamore. Krahas mesazheve për pasojat katastrofike të bombave nukleare, ambasadori i Ukrainës në Shqipëri bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të frenojnë Rusinë.