Foshnja një ditëshe rrëmbehet në spital/ Çifti e vesh vajzën me rroba djemsh, prindërit përjetojnë orë tmerri

22 Janar, 15:09

ITALI-Një foshnjë një ditëshe është rrëmbyer në maternitetin e klinikës “Sacro Cuore” në Cosenza të Italisë.

Pasi u rrëmbye nga çifti Rosa Vespa 53 vjeç dhe Aqua Moses, 43 senegalez, vajza e vogël është gjetur tre orë më vonë.

Nga pamjet e siguruara, duket një grua me maskë në fytyrë duke hyrë në dhomën e spitalit të nënës së re duke u shtirur si infermiere.