Shkatërrohet grupi kriminal shqiptar në Belgjikë, 18 të arrestuar! 160 policë në aksion, sekuestrohet kanabis, kokainë, mijëra euro e 33 mjete luksoze

21 Mars 2023, 16:20 | Përditesimi i fundit: 2023-03-21 16:20:54

Pas një hetimi 2-vjeçar, Policia në Belgjikë ka shkatërruar një grup kriminal që drejtohej nga mafia shqiptare. Operacioni u ndërmor ditën e sotme dhe 18 persona u arrestuan.  Nga operacioni u sekuestruan 33 automjete me vlerë rreth 300 mijë euro, ndërkohë u kapën dhe 30 mijë euro cash. Gjithashtu janë konfiskuar llogari bankare me vlerë afro 70,000€, si u sekuestrua edhe një orë Rolex.