Fotografi nga Kumanova, Osman Demiri ekspozitë në Fier: Imazhe të buta e surreale

8 Tetor 2023, 16:26

Fotografi nga Kumanova Osman Demiri ka çelur në Fier një ekspozitë të veçantë, titulluar “Ç’ka mundet detaji nuk mundet tërësia’’. Artisti bën një shkëputje nga kaosi aktual në të cilin jetojmë dhe reflekton detajet që në përditshmëri mund t’i shpërfillimin.