Franca akuzon SHBA dhe Australinë: “Gënjyen” për paktin e sigurisë! Macron e Biden në pritje të telefonatës për nëndetëseve

19 Shtator 2021, 16:42

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, ka akuzuar Australinë dhe Shtetet e Bashkuara se kanë gënjyer për një pakt të ri të sigurisë, që ka nxitur Parisin t’i thërrasë për konsultime ambasadorët e tij në këto shtete. 

Presidenti amerikan Joe Biden ka kërkuar që të flasë me homologun e tij francez Emanuel Macron pas anulimit të kontratës për nëndetëset e Australisë. Mes dy liderëve do të zhvillohet një bisedë telefonike në ditët në vijim, njoftoi zëdhënësi i qeverisë ditën e sotme. Nga ana e tij, Emanuel Macron do të bëjë një kërkesë për sqarim, sipas asaj që tha Gabriel Attal në një deklaratë për BFMTV. “Ne duam shpjegime për atë që duket si një thyerje e madhe e besimit,” shtoi ai.