Francë/ Bie qeveria! Michel Barnier nuk i 'mbijetoi' mocionit të mosbesimit në Asamble, 331 deputetë votuan pro! Mediat: Macron emëron kryeministrin e ri brenda 24 orësh

4 Dhjetor 2024, 21:05

FRANCË - Asambleja Kombëtare në Francë ka rrëzuar qeverinë e kryesuar nga Michel Barnier. Pas debatit të sotëm në Asamble, 331 deputetë votuan pro mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Barnier.

Deputetët shqyrtuan dy mocione mosbesimi, të paraqitura të hënën nga e majta dhe nga Rassemblement National, pasi qeveria ka marrë përsipër miratimin pa votim të buxhetit të Sigurimeve Shoqërore. Mocioni i majtë u miratua sot në mbrëmje, falë mbështetjes nga RN.

Sipas mediave të huaja, presidenti francez Emmanuel Macron do të emërojë një kryeministër të ri brenda 24 orësh. Këtë ka deklaruar një ish-ministër në BfmTv.