‘Fredi Beleri i akuzuar’, banderolë jashtë derës së Kushtetueses: Drejtësi për masakrën e Peshkëpisë

24 Prill, 09:50 | Përditesimi: 24 Prill, 09:50

Përpara derës së Gjykatës Kushtetuese po vendoset një banderolë e madhe “Drejtësi për masakrën e Peshkëpisë.”

Në të shkruhen emrat e Fatmir Shehut dhe Arsen Gjinit, të cilësuar si “Dëshmorë të Atdheut”, ndërsa në fund emri i Fredi Belerit si i akuzuar.

I.M/Shqiptarja.com