Frendo: Mesha e Krishtlindjes do të mbahet në orën 18:00! Masa për të shmangur grumbullimet

23 Dhjetor 2020, 17:15

TIRANË- Mesha e Krishtlindjes ishte parashikuar që të zhvillohej në 20:00, por për shkak të masave të reja, ajo është vendosur që të mbahet në orën 18:00 në Katedralen e Shën Palit dhe 18:30 në Dioqezat e tjera, kështu qytetarët do të kenë mundësi që të kthehen në shtëpi para orës së re policore 20:30. Lajmi është bërë i ditur nga Kryeipeshkvi i Kishës Katolike në Shqipëri, George Frendo në një intervistë për Report Tv me gazetaren Doris Sallaku. Imzot Frendo komentoi edhe letrën që i ka dërguar Komitetit Teknik të Ekspertëeve, ku i cilësoi masat e reja si të nxituara dhe diskriminuese.

"Ishim të detyruar të ndryshimin orarin. Kishim njoftuar që Mesha e Krishtlindjes do të mbahej në orën 20:00 ndërsa në Katedralen tonë do të bëhet në orën 18:00, ndërsa në Dioqezat e tjera para orës 18:30. Se duhet të kemi parasysh që duhet të kthehen në shtëpi deri në orën 20:30.  Na erdhi keq për shumë arsye pasi një ditë më parë kishim njoftuar besimtarët që mesha do kremtohet në orën 20:00. Na erdhi keq sepse zakonisht kur bëhen udhëzimet, bëheshin gjithmonë të premten ose të shtunën dhe hynin në fuqi të hënën, këtë herë janë shpallur të hënën dhe hynë në fuqi me 24, pikërisht në natën kur ne si Kishë Katolike kremtojmë lindjen e Krishtit. Na erdhi keq sepse pa u konsultuar morën vendimin, duke e ditur që ne si Kishë Katolike kremtonin lindjen e Jezu Krishtit. Nga ana e përgjigjes së tyre kanë thënë se nuk e dinin, nuk e kishin ndërmend që në atë natë, në vigjilje të Krishtlindjen kremtonin lindjen e Krishtit. Për këtë arsye unë kam dhënë atë përgjigje", tha Frendo për Report Tv.