Masat e reja anti-COVID për festat, Imzot Frendo letër Rakacollit: Të nxituara e diskriminuese për katolikët, ishin përgatitur për të mbajtur meshën

Masat e reja anti-COVID për festat, Imzot Frendo letër Rakacollit: Të nxituara e diskriminuese për katolikët, ishin përgatitur për të mbajtur meshën

Kryeipeshkvi i Kishës Katolike në Shqipëri, George Frendo i ka cilësuar masat e reja të Komiteti të Ekspertëve të Teknikëve për COVID-19 për të vendosur orën policore në 20:30 që më 24 dhjetor, si të nxituara dhe diskriminuese, pasi siç shprehet  Imzot Frendo Kisha e Krishterë është e vetmja që kremton lindjen e Krishtit natën. Në një letër drejtuar Kryetares së komitetit të ekspertëve antiCOVID, Mira Rakacolli, Imzot Frendo shkruan se Kisha Katolike ishte përgatitur dhe kishe marrë të gjitha masat që  mesha të kremtohej në orare të përshtatshme që t’u lejojnë njerëzve të kthehen nëpër shtëpitë e tyre para orës 22.00. Imzot frendo shprehet se me kënaqësi do kishim marrë pjesë në konsultim për këtë vendim.

Letra e plotë e Imzot George Frendo

 Prot. 65/2020

Për dijeni: Znj. Ogerta Manastirlliu

Nunciaturës Apostolike në Shqipëri

Tiranë 21 dhjetor 2020

E Nderuar Zonja Rakacolli,

U njohëm me vendimin e ri të Komitetit të Ekspertëve të drejtuar prej jush, rreth kufizimit në kuadër të masave anti-COVID të marra nga qeveria shqiptare që ndalon qarkullimin e njerëzve pas orës 20.30, duke filluar nga data 24 dhjetor, pikërisht natën e Krishtlindjes.

Ne si Kishë Katolike kishim marrë të gjitha masat që të kremtonim meshët në orare të përshtatshme qysh prej datës 3 dhjetor 2020, sikurse do të shihni nga dokumenti bashkëngjitur. Në këtë dokument kemi vendosur që meshët të mbahen në orare që t’u lejojnë njerëzve të kthehen nëpër shtëpitë e tyre para orës 22.00.

Ky ndryshim i papritur që nis pikërisht Natën e Krishtlindjes, na duket i nxituar dhe diskriminues ndaj komunitetit katolik, që është e vetmja Kishë e Krishterë që kremton lindjen e Krishtit natën. Sapo kishim njoftuar të gjithë besimtarët tanë dje, ditën e Diel, se mesha e Krishtlindjes do të kremtohej te enjten në orën 20.00.

Me kënaqësi do të kishim marrë pjesë në konsultim për një gjë të tillë.

Duke ju uruar punë të mbarë ju përshëndes,

me nderime

George Frendo O.P.

Kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë

Znj. Mira RAKACOLLI, Kryetare e komitetit të ekspertëve antiCOVID

Një ditë më parë Komiteti i Ekspertëve anti-COVID, vendosi që të mbyllte qarkullimin dhe lëvizjen që në orën 20:30 që më 24 dhjetor, para Krishtlindjeve deri më 4 janar, ndërsa më datë 5 rikthehet ora policore që është aktualisht pas orës 22:00.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/12/2020 00:25

    Une jam e besimit ortodoks,edhe ne naten e festojme,por me kujtohet ne 97'kur vendi ishte ne krize,kisha u detyrua ta bente ceremonine gjate dites.Nuk me kujtohet nese ishin Krishtlindjet,apo Pashka,por per shkak te gjuajtjeve me arme e terrorit gjate nates,atehere u festua diten.Pra nuk shoh asgje te keqe qe te ndryshohen menyrat e festimit perkohesisht,derisa gjendja te permiresohet.Duhet thjesht mirekuptim nga te gjithe.

    Përgjigju
  • Shaqo: 22/12/2020 14:57

    O Frendo, nese jane diskriminuese vetem per katokiket, cfare thua o Frendo, te paska lene me pasoja covidi, ose ke dale pa u sheruar nga spitali.

    Përgjigju
  • Kuku: 22/12/2020 12:14

    Hajde at hajde, fix e ke gjet , per te diskriminu Katoliket eshte bere! Gjithesesi, mosha ben te veten , po rri rehat se as Papa e as Hoxha nuk te ruan dot nga C-19... Gjithesesi Gezuar per shume vjet Krishtlindjet!

    Përgjigju
  • Italjani: 22/12/2020 12:14

    Ti zotrote shkove ne Itali kur u semure kurse keta te mjerret po u semuren as ne spitalet e vendit nuk do te mund te shtrohen ....

    Përgjigju
  • Andi: 22/12/2020 12:07

    Per vete ia mbathe ne Itali, se t'u dhimbs bytha. Pastaj, si do beje meshë ti, kur ndalohen grumbullimet me mbi 10 vetë qe prej shtatorit. Sa per fenë, mos u fut në ato ujra, se as myslymanët nuk u grumbulluan per Kurban Bajram. Mos përça shqiptaret, se ta qimë vrimën!

    Përgjigju
  • Scutari: 22/12/2020 11:49

    Ja hodhe korones per vete ti Frendo prandaj flet si em` e Zeqos ne maje te thanes!!

    Përgjigju
  • Muc Xh. , hafija i sigurimit: 22/12/2020 11:48

    Keshtu fillon padre, si me lezet. Ne fillim djegim bredhin e vitit te ri pastaj ndalojme meshen e Krishtlindjeve. Sikur kishte ardhur nje ekspert turk ne ndihme te Komitetit. Ky ishte mendimi i tij ? Te anullohen meshat?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës