Frenon makinën sepse i doli para keci, përplaset kokë më kokë me ‘Toyotën’, shpëton mrekullisht familja me 5 anëtarë në Lushnje

24 Korrik 2021, 10:22

Një aksident me dëme materiale, ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnje-Fier, ku ka shpëtuar mrekullisht një familje me 5 persona që udhëtonte me një mjet tip ‘Toyota’.

Një makinë tip ‘Ford’ ka frenuar dhe i ka dalë para makinës tip ‘Toyota’, pasi i kishte prerë rrugën një kec. Për të shmangur kafshën, drejtuesi i mjetit ka frenuar dhe më pas është përplasur me makinën me 5 anëtarë.