Frikë nga influenca ruse, Gjermania dërgon ushtarë në Bosnjë-Hercegovinë pas dhjetë vitesh

16 Gusht 2022, 21:59

Gjermania ka vendosur të forcojë praninë e saj ushtarake në Ballkanin Perëndimor. Me kërkesë të qeverisë federale, Bundestagu e ka miratuar vendimin qysh në korrik, me shumicë të madhe, për pjesëmarrjen e ushtarëve gjermanë (të Bundeswehrit) në Kosovë dhe në Bosnje-Hercegovinë. Ndërsa sot është vendosur që në Bosnje-Hercegovinë të dërgohen deri në 50 ushtarë, të cilët do të marrin pjesë atje në kuadër të misionit ndërkombëtar Eufor. Kjo do të thotë se trupat gjermane do të rikthehen në Bosnjë-Hercegovinë, pas plotë 10 vitesh, sepse trupat gjermane janë larguar nga ky vend në vitin 2012. Ndërsa në misionin e Kforit në Kosovë ato janë të përfshira që nga vitit 1999.