Në 'Frontline Interview', kreu i LZhK-së, Dashamir Shehi, komentoi zhvillimet më të fundit politike, nga pritja e konferencës ndërqeveritare dhe negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian, te përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës për procesin e integrimit. Shehi u ndal edhe te situata në Partinë Demokratike, pas zgjatjes së mandatit të Sali Berishës në krye të saj, duke e cilësuar këtë si një nga dramat kryesore të opozitës shqiptare.

















