Fshehu pagesën e aktores porno/ Trump do të dënohet por s' do të shkojë në burg! Vendimi shpallet 10 ditë para betimit si president i SHBA

4 Janar, 15:41

Donald Trump do të jetë i pari i dënuar për vepër penale që do të udhëheqë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjyqtari i Gjykatës Supreme të Shtetit të Nju Jorkut i cili udhëhoqi gjykimin argumentoi: “Në momentin kur një person bëhet president nuk mund të anulohen krimet e kryera dhe ai nuk gëzon imunitetin e presidentëve të zgjedhur"