FSHF ‘autogol’ me ‘transparencën’, fondet e FIFA erdhën për COVID, ‘qeveria’ e futbollit shqiptar i ndryshon destinacionin! Censuron gazetarët, s’lejon pyetje nga ata që publikuan skandalin

21 Janar 2022, 16:00

Federata shqiptare e futbollit ka bërë një autogol me transparencën në ditën që thirri mediat për të mbajtur qëndrimin e saj për manipulimet në procesin zgjedhor të shoqatave rajonale të futbollit. Me urdhër të drejtuesve federata nuk lejoi asnjë gazetar të bëjë pyetje, ndërsa akuzoi politikën se po ndërhyn në futboll.