FSHF manipulon zgjedhjet edhe në Shoqatën Rajonale të Fierit, zgjidhet kryetar njeriu i Dukës

27 Janar 2022, 15:36

Federata Shqiptare e Futbollit nuk ndalet. Edhe pse anëtarët e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Fierit kërkuan të ndalej manipulimi i procesit zgjedhor për kryetar dhe të delegatëve, është zhvilluar procesi dhe kanë votuar 23 persona të pa konfirmuar nga vetë shoqata.

Pas përfundimit të votimit njeriu i Dukës Iljaz Haxhiaj është kryetari i ri i Shoqatës Rajonale të Dutbollit në Fier.