Ftesa e Ramës për bashkëpunim, Basha: Hileja e radhës, do të na asgjësojë! Ai nuk na sheh si kundërshtarë politikë, por si armiq

4 Qershor 2021, 16:42 | Përditesimi: 4 Qershor 2021, 16:44

TIRANË- Ftesën për bashkëpunim të kryeministrit Edi Rama, kryedemkrati Lulzim Basha e sheh si një hile dhe mashtrim me qëllim asgjësimin e PD-së. Nga takimi me demokratët e Tiranës, Basha tha se nuk do njohë rezultatin e 25 prillit, edhe pse kjo deklaratë e tij rezulton kontradiktore, pasi ai ka pranuar që të hyjë në parlamentin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, Basha tha se nga 25 prill, PD-ja ka dalë më e fortë.

Mashtrim, hile që tashme ky kundërshtar djallëzo i ka kthyer në përditshmëri, ftesë me qëllim që të asgjësohemi si e vetmja forcë që luftojmë krimin, nëse shkojmë në atë drejtim nuk ka më asnjë shpresë për shqiptarët. 25 prilli është masakër zgjedhore dhe unë kam deklaruar se nuk e njoh dhe nuk e pranoj maskarën zgjedhore të 25 prillit. Nuk e njoh rezultatet e tjetërsuara të 25 prillit dhe se dyti që përgjigja e prerë për ftesën e bashkëpunimit është një "jo". Rama nuk ka pritur gjë prej meje. Këtu vjen instrumenti i dytë që Rama po zhvillon. E di fare mirë që nga kjo betejë PD nuk ka dalë më e vogël, por më e madhe", tha Basha.

Ai ka këmbëngulur që 25 prilli është masakër zgjedhore dhe se do të vijojë betejën e tij për t'i dhënë fund "këtij regjimi".

" Me 25 prill në Shqipëri nuk është kryer thjesht një masakër zgjedhore por ka rënë demokracia.  Ne do vazhdojmë të luftojmë më gjithë forcën tonë, deri në rrëzimin e regjimit Rama-Doshi", tha Basha.

Në takim, Basha ka këmbëngulur që Rama kërkon që të përçajë demokratët, duke thënë se "nuk i sheh si kundërshtarë politik, por si armiq".

b.ha./Shqiptarja.com