Fundjava e taekwondo-s, 120 sportistë të huaj e shqiptarë mblidhen në Tiranë: Do fitojmë eskperiencë

16 Shkurt 2023, 18:18

Mbi 100 sportistë të huaj dhe 4 ekipe shqiptare të taekwondos do të marrin pjesë në kampin më të madh stërvitor që organizohet në fundjavë në Shqipëri. Për Report TV dy sportistë të talentuar të kësaj disipline thonë se nga ky aktivitet do të dalin më të përgatitur fizikisht dhe mendërisht.