Fundjavë e ‘qetë’ në pikën kufitare të Kakavijës, të pakta lëvizjet drejt Greqisë! Qytetarët: Ikim për punë

20 Qershor 2021, 13:14

Një ditë pas çeljes së kufirit me Greqinë, situata në pikën kufitare të Kakavijës është e qetë. Gjatë 24 orëve, kanë hyrë në Shqipëri 1000 persona, ndërsa kanë dalë 800, shumica e të cilëve shprehen se po shkojnë në shtetit fqinj për arsye pune.