Furgoni del nga rruga në Kthesën e Murrashit në Librazhd, barrierat e shpëtojnë mrekullisht pa rënë në lumin Shkumbin

7 Shkurt 2022, 12:08 | Përditesimi i fundit: 2022-02-07 14:00:31

Nje furgon me pasagjere ka dalë nga rruga në Kthesën e Murrashit në Librazhd. Burime bëjnë me dije se nuk ka persona të lënduar, ndërsa pasagjerët kanë dalë nga furgoni. Nuk ka rrezik që furgoni të bjerë në lumin Shkumbin, ndërsa siç duket barrierat e kanë shpëtuar nga tragjedia.

Aksidenti ka ndodhur shumë pranë vendit ku ndodhi aksidenti tragjik me 3 viktima, ku makina doli nga rruga dhe përfundoi në lumë.