Fushata/ Nis hetimi për shpifje për Gjin Gjonin, kandidatin e Berishës në Lezhë! Akuzoi zyrtarët e PS se po blinin vota dhe intimidonin zgjedhësit

6 Maj 2025, 12:02 | Përditesimi: 6 Maj 2025, 12:02

Kandidati i Sali Berishës, Gjin Gjoni është vënë në hetim për shpifje. Policia e Lezhës njofton se ka shpifur për zyrtarë socialistë duke thënë se janë të implikuar në blerje votash. Policia e Lezhës u vu në lëvizje pas kallëzimit që vetë zyrtarët bënë një ditë më parë, të cilët Gjin Gjoni i përmendi me emra publikisht në një postim në Facebook.

r.k./Shqiptarja.com