Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Fushë Arrëz-Kryezi-Iballe, në afërsi të fshatit Kryezi. Dy turistë sllovakë, të cilët udhëtonin me motor, janë përplasur me një mjet fuoristradë.
Për pasojë, ka humbur jetën Svatos Zdenek, 63 vjeç, nga Bratislava. Ai ndodhej në motor bashkë me një grua rreth të 50-ave, e cila është transportuar me urgjencë në spitalin e Pukës me plagë në pjesë të ndryshme të trupit.
Nga mjeti fuoristradë nuk raportohet për persona të lënduar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.













