Fushë-Arrëz/ Makina me shpejtësi të lartë përfundon brenda lokalit, plagosen 3 gra, mes tyre pronarja! Shoferi shoqërohet në polici (EMRI)

22 Korrik, 22:41 | Përditesimi: 22 Korrik, 22:41

Një automjet tip BMW që po lëvizte me shpejtësi në qytetin e Fushë Arrëzit ka përfunduar në ambientet e një lokali, duke shkaktuar plagosjen e tre grave. Ngjarja ndodhi pasi drejtuesi i mjetit dyshohet se humbi kontrollin dhe përfundoi në muret e lokalit, ku në atë moment ndodheshin 3 gratë të ulura në një nga tavolinat e jashtme.

I.M/Shqiptarja.com