Fushë-Krujë, katastrofë mjedisore në fshatin turistik Halil! Bashkia Krujë shkarkon mijëra ton mbetje në landfill të paligjshëm

8 Shtator 2021, 10:32 | Përditesimi: 8 Shtator 2021, 10:32

Një mal me mbetje urbane gjendet në një nga vendet më të bukura të Krujës. Është fshati Halil, që për bukuritë natyrore dhe historinë që mbart është përfshirë në projektin e “100 fshatrave turistike". Por natyra është shkatërruar pasi prej vitesh kjo zonë përdoret si landfill dhe depozitohen mbi 1 mijë ton mbetje urbane në muaj, të qytetit të Fushë-Krujës dhe fshatrave përreth.

r.k./Shqiptarja.com