Futboll në kohë lufte, Toli: Frika ekziston, por ika nga Tirana në Ukrainë për karrierën! Dëmtimi i Qefaliajt i frikshëm

30 Gusht 2022, 15:44

Për të ndjekur ëndrrat Ardit Toli këtë verë la Tiranën për t’u transferuar në Ukrainë me skuadrën e ‘Vorskla’ të Poltavës. Në një rrëfim për ‘Report TV’ 25 vjeçari tregon sesi është futbolli në kohën e luftës. Ai thotë se pavarësisht se janë në një vend të sigurtë frika e luftës ekziston, por ekipi iu ka premtuar se gjithçka do shkojë mirë.