'Futbolli është bërë i parashikueshëm, klubet s'kanë barazi!' Agnelli këmbëngul për Superligën Europiane: Në 2019 kishim dakordësinë e Ceferin

25 Shkurt 2023, 14:00

Andrea Anjeli, ish-presidenti i Juventusit i cili aktualisht është në hetim, thotë se Superliga është shpëtimi i vetëm financiar për klubet në Europë. Ai e përsëriti idenë duke zbuluar se dikur për këtë ka patur edhe mbështetjen e presidentit të UEFA-s Aleksandër Ceferin, i cili sot është kundërshtari më i madh i Superligës Europiane.