Futbolli në festë, Botërori nis rrugëtimin mes fishekzjarreve dhe një ceremonie madhështore! Ekuadori fiton me 2 gola ndaj të zotëve të shtëpisë

20 Nëntor 2022, 20:49

Ka nisur me një ceremoni madhështore të mbajtur në stadiumin Al Bayt Botërori i Katarit. 60 mijë persona të pranishëm dhe miliona telespektatorë iu gëzuan performancave të ndryshme me animacione, ndërsa i prezantonte aktori Morgan Freeman. Më tej pati disa kërcime dhe spektakël me drita, teksa nuk munguan as maskotët apo këngët zyrtare të Botërorëve ndër vite. Sa i takon ndeshjes, Ekuadori mundi 0-2 të zotët e shtëpisë, Katarin.