Futbollistët e Iranit ‘refuzojnë’ të këndojnë himnin! Pamjet bëhen virale, mund të përballet me pasoja të rënda

21 Nëntor 2022, 17:41

Protestat në Iran duket se kanë bërë ndikuar dhe janë reflektuar edhe në fushën e lojës në botërorin e Katarit. Një gjest që mund t’i sjellë pasoja të rënda ishte ai i sotmi i lojtarëve të kombëtares iraniane të futbollit të cilët në sfidën me Anglinë kanë vendosur që të ‘heshtin’ gjatë momentit të këndimit të himnit. Vetëm trajneri i tyre duket se ‘shqipton’ fjalët e himnit.