Futbollistët e M.City-t ‘i vënë flakën’ Stambollit, në Angli festë e papërmbajtur! Befasojnë tifozët e Interit në Milano

11 Qershor 2023, 13:12

Me birra, këngë, duke kërcyer dhe improvizime është festuar trofeu i kampionëve të Europës në dhomën e zhveshjeve të Manchester City-t. Një festë e papërmbajtur shpërtheu në stadiumin Ataturk të Stambollit pasi Manchester City mposhti 1-0 Interin në finalen e Champions League, ndërsa në qendër të festimeve ishte autori i golit të vetëm Rodri.