Futbollisti me famë i viteve 70-80, Edmond Gëzdari, rrëfen suksesin në Shqipëri dhe në Kinë si aktor (7 prill 2023)

7 Prill 2023, 20:33

Ai është një emër që shkëlqimi i dikurshëm nuk i zbehet as sot. Sepse dikur Edmond Gëzdari ishte një yll në fushën e blertë. Ish-futbollisti rrëfeu në “Esencë” detaje dhe të pathëna nga jeta e tij personale dhe profesionale. Mes fotosh dhe kujtimesh ai solli edhe njëherë ndërmend rrugën që ka bërë dhe pasionin e madh për sportin. Ndërsa ishte në dëshirën për të ndjekur ëndrrën e futbollit,u gjet në sheshxhirimin e filmit “Guximtarët” si një zbulim i regjisorit Gëzim Erebara. Ai ishte Sokoli i pari dhe i fundit rol që e shpërbleu atë edhe me fansa në Kinë. Gëzdari tregon një episod kur fansa nga Kina e ndalojnë gjatë një vizite atje duke i bërë me dije se e kanë parë filmin dhe e njohin mirë atë.