‘Fute te spitali i Elbasanit se na iku’, 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës! Familjarët padisin mjekët (VIDEO)

31 Gusht, 17:17 | Përditesimi: 31 Gusht, 17:17

Gruaja 37-vjeçare me origjinë nga Mirdita, u paraqit rreth orës 1 të mëngjesit të sotëm, në spitalin e Pogradecit, ku jetonte pas martesës. Sipas burimeve nga materniteti atje, ajo ka pasur dhimbje të forta të barkut dhe është futur në reanimacion, ku i është dhënë edhe gjak për shkak të gjendjes së rëndë.

E.H/Shqiptarja.com