Sekondat e tmerrit, përplasja e frikshme që i mori jetën 67-vjeçares në Shkodër! Po ecte me qese në trotuar, tentoi t’i shmangej makinës (EMRAT)

2 Nëntor, 15:55 | Përditesimi: 2 Nëntor, 15:55

Me disa qese në duar, duke ecur në trotuar pasditen e së dielës kur një makinë që drejtohej nga një 27-vjeçare e përplasi.

Ky është momenti tragjik kur 67-vjeçarja Edmonda Barballushi humb jetën. Në video, shihet sesi ajo kupton rrezikun dhe përpiqet t’i shmanget, por s’arrin dot të bëjë asnjë hap më tej.

Makina, në timonin e së cilës ndodhej Bleona Pashuku, merr përpara edhe sendet e një dyqani dhe rrëzon gjithçka ndodhet para tij.

A.Hl/Shqiptarja.com