'Galaktikë' rekordesh, Ancelotti krijon frikë me Real Madrid! Bilbao katër gola për tre pikë në La Liga

12 Shtator 2022, 14:24 | Përditesimi i fundit: 2022-09-12 14:25:12

Carlo Ancelotti vijon të udhëheqë Real Madridin drejt rekordeve. Falë rezultatin 4-1 kundër Majorkës ‘galaktikët’ janë i vetmi ekip në kampionet kryesore të Europës që numërojnë vetëm fitore në këtë sezon të ri. Ndërkohë Atletic Bilbao në javën e fundit të La Liga-s ka marrë 3 pikët me rezultatin e thellë 1-4 kundër Elches.