Gara brenda PD, Basha në Kukës e Has: Rama do përçarje mes demokratëve, i ranë përtokë 4 pyka që na i kishte futur më 25 prill! S'do t'ia shtrijmë dorën, por do e rrëzojmë

30 Maj 2021, 18:53 | Përditesimi: 30 Maj 2021, 18:53

Pas Dibrës kreu i PD, Lulzim Basha ka takuar demokratët e Kukësit në vijim të fushatës për zgjedhjet për kryetar brenda partisë. Basha ka deklaruar se zgjedhjet e 25 prillit nuk ishin beteja e fundit e PD, por ndalja e dhunshme e përkohshme e ndryshimit që sipas tij shqiptarët donin dhe e duan.