Gara me makina e motorë, dhurohet spektakël në sheshin ‘Nënë Tereza’! Gentjan Kulla, ‘piloti’ që sfidoi sekondat dhe rrëmbeu çmimin e parë

27 Mars 2022, 16:44 | Përditesimi i fundit: 2022-03-27 20:13:46

TIRANË- Këtë të diel, sheshi ‘Nënë Tereza’ ka mbledhur pas vetes dhjetëra të apasionuar pas shpejtësisë dhe makinave.

Ky shesh u shndërrua në një arenë për të gjithë, ku një numër i madh garuesish morën pjesë në garat e ndara në 3 kategori, 500 Racing, Pro&Promo si edhe Motoracing. “Sillu mirë dhe jepi gaz”, këto janë rregullat e vetme të garuesve të makinave dhe motorëve të grupit “Illyrius Motosport”. Të gjitha këta djem i bëri bashkë dëshira që kanë me shpejtësinë, por sigurisht në një garë kur nuk i rrezikohet jeta askujt.

    No videos found.