Shkodër, Basha: Shqiptarët nuk kanë shpresë tjetër t’i nxjerrë nga qorr sokaku i 25 prillit përveç PD

7 Qershor 2021, 12:13 | Përditesimi: 7 Qershor 2021, 15:16

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i pranishëm në Shkodër theksoi edhe njëherë se nga procesi i zgjedhjeve për kryetar në PD, që do mbahen më 13 qershor, kjo parti do të dalë edhe më e fortë dhe e bashkuar.

Ndonëse nuk mundi të fitojë besimin e shqiptarëve, duke humbur në 3 palë zgjedhje radhazi, sërish për Bashën PD është e vetmja shpresë e shqiptarëve për një të ardhme më të mirë.Shumica dërrmuese e shqiptarëve që e donin ndryshimin me 25 prill edhe ata që u penguan ta votonin me 25 prill. Organizimi i tyre, marrja e tyre me vete, nisja një orë e më parë e betejës për të mposhtur këtë regjim, për të rikthyer legjitimitetin, për të rikthyer demokracinë dhe përmes saj ndryshimin që mund ta sjellim vetëm ne, ky është objektivi im i vetëm, kjo është kërkesa që parashtroj sot para jush. I kemi të gjitha mekanizmat për ta mbajtur ndezur flakën e shpresës për ndryshim në shpirtrat e njerëzve, e kemi gjithë forcën e nevojshme për ta rrëzuar këtë regjim plaçkitësish. Tani gjithçka varet nga ne. Të qëndrojmë të vendosur, të qëndrojmë të bashkuar, e t’i shkojmë betejës deri në fund. Kjo është oferta dhe kërkesa ime. Sikundër dua ta konsiderojmë 13 qershorin një datë të rëndësishme dhe jo një ditë rutine. Pas 25 prillit, ky është testi i parë jo vetëm për anëtarësinë, por edhe shqiptarët, për mbështetësit tanë dhe për të gjithë të tjerët për të parë sjelljen tonë, gjendjen tonë, forcën tonë", tha Basha.

b.ha./Shqiptarja.com