Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 5 shoferë në Tiranë, pasi kanë kthyer rrugët e kryqytetin për gara me motora e me makina duke shqetësuar qytetarët.
'Nisur nga shqetësimet e përsëritura të qytetareve, për zhurmat shqetësuese dhe garat e shpejtësisë në orët e vona të darkës në rrugën “Migjeni”, Policia Rrugore e Tiranës ka organizuar kontrolle të befasishme të alternuara edhe me mjete te pauniformuara me qëllim identifikimin e mjeteve që ishin kthyer në shqetësim dhe rrezik serioz për banorët pranë rrugës “Migjeni”.















