Pikërisht në këtë xhep ndalimi rruge, në zonën e Mulletit në Autostradën Tiranë-Elbasan, ditën e dielë po qëndronin gati për të dalë në rrugë dhe garuar si në ’Formula 1’, por në mënyrë të paligjshme, njëmbëdhjetë automjete.
Fatmirësisht, tentativa e rrezikshme e disa njerëzve të papërgjegjshëm që po vinin jetën e tyre në rrezik, por edhe të tjerëve njerëz të pafajshëm që frekuentonin një nga autostradat më të populluara të vendit në ato momente, u konstatua në kohë nga policia. Ata u gjobitën me nga 15 mijë deri në 40 mijë lekë, teksa 3 prej tyre morën masë administrative edhe për xhama të zinj.















