Garat ndërkombëtare të FIA-s në Marsejë, 17-vjeçari Andri Gjoka: Nder të përfaqësoj Shqipërinë, dua të garoj në Formula 1

18 Tetor 2022, 16:41

Katër pilotë shqiptarë do marrin pjesë në fund të muajit tetor në garat ndërkombëtare të automobilizmit në Francë që do organizohet nga federata ndërkombëtare FIA. Një prej tyre është 17-vjeçari Andri Gjoka, i cili për Report TV thotë se është një emocion shumë i veçantë, ndërsa ëndrra e tij mbetet për të garuar në Formula 1.