Garë nuk ka ende, por pas Berishës, Edvin Kulluri shpall hapur kandidaturën për kryetar të PD: Mijëra demokratë kërkojnë reformimin e partisë

29 Tetor 2021, 11:56

Edhe pse kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar prerazi se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga drejtimi i partisë dhe se nuk do të ketë mbledhje të Kuvendit Kombëtar, sërish demokratët kanë filluar të deklarojnë kandidaturat e tyre për kryetarë të të djathtëve. Pas Sali Berishës, është Edvin Kulluri që ka deklaruar se është i gatshëm të hyjë në garën për kryetar të PD.

Me një postim në Facebook, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD shkruan se mori vendimin për të kandiduar për kryetar në zgjedhjet e ardhshme në PD, nisur nga situata e krijuar në parti pas humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedhje.