Gati gjithçka e shkrumbuar! Mijëra të evakuuar nga zjarret në Kroaci, zjarrfikësit vijojnë betejën me flakët

15 Korrik 2023, 12:15

Dhjetëra shtëpi dhe makina janë djegur si pasojë e disa vatrave të mëdha të zjarrit që kanë përfshirë rajonin e Shibenikut në Kroaci. Flakët janë përhapur me shpejtësi, të ndihmuara nga era dhe temperaturat e larta që kanë përfshirë zonën prej disa ditësh.