Gati vendstrehimet për afganët në Tiranë dhe Durrës! Do mbërrijnë fillimisht 350 persona, vetëm bashkëpunëtor të NATO-SHBA

16 Gusht 2021, 15:03 | Përditesimi: 16 Gusht 2021, 15:03

Pas gatishmërisë së qeverisë shqiptare për të pranuar në vendin tonë shtetasit afgan të larguar nga atdheu pas marrjes së pushtetit nga talebanët , Report Tv mëson se dy vendstrehimet për ta do të ngrihen në qytetet e Durrësit dhe të Tiranës. Ende nuk ka një numër të saktë se sa shtetas afganë do të strehohen përkohësisht në Shqipëri, por burime për Report Tv thonë se fillimisht do të vijnë rreth 350 emigrantë të cilët pritet të mbërrijnë në vendin tonë brenda pak ditëve.

KT/Shqiptarja.com