Gatime nga zonja Albana, Bukëza me miell misri dhe fara susami

8 Dhjetor 2021, 11:10

Bukëza me miell misri, ideale për t’i marr fëmijët në shkollë

Përbërësit:

2 vezë

250 ml kos

100 ml vaj

100 gr miell misri

100 gr miell gruri

10 gr pluhur pjekje

100 gr gjizë

50 gr ullinj

1 spec i kuq dhe jeshil

Fara susami

Majdanoz

Kripë

Përgatitja:

Përziejmë me një tel rrahës vezët me kosin, vajin dhe kripën. Shtojmë dy llojet e miellit bashkë me pluhurin pjekës. E përziejmë mirë, më pas shtojmë gjizën, ullinjtë, specin e prerë në kubikë të vegjël dhe majdanozin e grirë imët. Brumin e përgatitur të kekut e vendosim në forma të vogla individuale. I spërkasim në fund mini kekët me fara susami dhe i vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 25 minuta.