Gatime nga zonja Albana, Byrek me mish pule dhe oriz/Tradita Çame

17 Nëntor 2021, 10:42

Byrek me mish pule dhe oriz/ Tradita Çame

Përbërësit

2 gota miell

2 qepë të grira

2 gota oriz

2 vezë

1 pulë fshati

Lëng pule

Vaj ulliri

Kripë, piper, borzilok 

Niseshte për hapjen e petëve

Përgatitja:

Fillimisht zëmë brumin për 2-3 peta. Tek mielli shtojmë kripë dhe vaj ulliri dhe krijojmë brumin. Sa të vijë brumi kaurdisim pulën që e kemi marinuar me kripë dhe piper dhe e vendosim të ziejë. 

Ndërkohë hapim petët me pak niseshte (peta duhet të jetë e plotë). Shtrojmë petën e parë, e spërkasim me vaj, shtrojmë të dytën dhe mbi të shtrojmë orizin që e kemi shpëlarë me ujë të nxehtë dhe kulluar mirë. Shtojmë pak vaj ulliri, kripë, piper dhe borzilok. Mbi oriz vendosim mishin e pulës. E vendosim byrekun në furrë për 5 minuta në temperaturën 200 gradë. E nxjerrim byrekun nga furra dhe i hedhim sipër lëngun e pulës dhe vezë të rrahura me pak lëng. E rivendosim byrekun në furrë dhe për 20 minuta është gati.