Gatime nga zonja Albana, Byrek me patate

14 Janar 2022, 10:49

Byrek me patate

Përbërësit:

700 gr miell

4 lgj vaj

Ujë të vakët

Kripë

 

Për mbushjen:

1.5 kg patate

1 qepë mesatare

Kripë, piper

100 ml vaj për petët

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim brumin për petët. Në ujin e vakët hedhim kripën dhe 4 lugë vaj dhe pastaj gradualisht shtojmë miellin dhe e përziejmë derisa të bëhet një brumë i trashë dhe jo shumë i fortë. E lemë brumin të qëndrojë për disa minuta.

Ndërkohë grijmë në rende patatet. Në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim qepën e grirë imët spërkatur me kripë dhe piper. Më pas shtojmë patatet e grira në rende dhe vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta.

Brumin e punojmë dhe njëherë dhe e ndajmë në toptha. Hapim petët dhe byrekun e realizojmë sipas dëshirës duke vendosur në mes 2-3 shtresa mbushje me patate ose duke mbushur petët dhe duke i bërë role në formë dredhaniku. E vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta. Pasi të piqet e nxjerrim nga furra, e lagim me ujë të vakët me pak kripë dhe e kthejmë prapë në furrë dhe për 5 minuta të tjera.