Gatime nga zonja Albana, Ëmbëlsirë role me krem djathi

27 Dhjetor 2021, 12:08 | Përditesimi i fundit: 2021-12-27 13:18:34

Ëmbëlsirë role me krem djathi   

Përbërësit:

2 lgj kakao ose 3 lgj çokollatë e bluar

300 gr biskota

2 banane

qumësht i kondensuar

maskarpone

4 mandarina

3 kivi

Fruta pylli

Përgatitja:

Fillimisht vendosim në blender biskotat dhe i thërrmojmë. Më pas shtojmë bananet dhe kakaon dhe masën e përgatitur e punojmë si brumë dhe e hapim mbi një letër pjekje me duar ose okllai. Përziejmë kremin e djathit me qumështin e kondensuar. Shtojmë mbi petën e hapur të biskotave kremin dhe frutat e copëtuara. E mbledhim role dhe e vendosim në frigorifer për të paktën 15-20 minuta.