Gatime nga zonja Albana: Gjokse pule të mbushura me spinaq në salcë të kuqe, me pak përbërës

18 Tetor 2021, 10:05 | Përditesimi i fundit: 2021-10-18 10:07:12

GJOKSE PULE TË MBUSHURA ME SPINAQ NË SALCË TË KUQE 

Përbërësit

2 gjokse pulë

50 gr djathë kaçkavall

500 gr spinaq

2 vezë

25 gr galetë

25 gr miell

kripë, piper

Për salcën:

1 qepë të thatë

2 thelpinj hudhër

3 domate të pjekura

Vaj ulliri

Spec i kuq pluhur

Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Presim gjokset e pulës në mes. U vendosim djathë të grirë dhe spinaq. Në 3 tasa vendosim vezën, miellin dhe galetën (ose patatina të grira). I kalojmë gjokset e pulës fillimisht në miell, më pas në vezë dhe në fund tek galeta. I vendosim në furrë të piqen ose mund t'i skuqim në tigan.

Ndërkohë përgatisim salcën. Kaurdisim me pak vaj ulliri qepën dhe hudhrën e grirë imët. Shtojmë më pas domatet e grira në rende dhe e lemë salcën të marrë valë. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe piper të kuq.