Gatime nga zonja Albana, Gliko me kungull të ëmbël

3 Dhjetor 2021, 14:22

Reçel / gliko me kungull të ëmbël

Përgatitja:

1 kg kungull i ëmbël

1.25 kg sheqer

 1 limon

2 litra ujë me 250 gr gëlqere

1 litra ujë

 4-5 gr limontoz

Përbërësit:

Fillimisht  pastroni kungullin. Hiqini lëkurën dhe priteni në copa të vogla të barabarta rreth 5-6 cm. Më pas në një enë të thellë apo kovë përzieni gëlqeren me 2 litra ujë derisa të shkrijë. Vendosini copat e kungullit që pretë më parë tek uji me gëlqeren dhe lërini aty të zhytura për 3 orë, duke i përzier. Ndërkohë në një tenxhere hidhni 1 litër ujë dhe sheqerin e nevojitur dhe lëreni të ziejë për rreth 10 minuta, pak para se kungujt të mbushin 3 orëshin. Më pas nxirrini kungujt nga gëlqerja dhe futini të ziejnë në temperaturë të ulët për 2 orë e gjysmë. Bëni kujdes të mos i përzieni kungujt gjatë kohës që ziejnë, nëse doni t’i mbuloni me ujë mund të përdorni një lugë dhe t’i hidhni pak nga lëngu i tyre sipër. Kur kungujt të jenë në 30 minutëshin e fundit të zierjes shtoni fetat e limonit të prera hollë, bashkë me limontozin. Pasi zierja të mbarojë lëreni të ftohet në tenxhere dhe më pas futeni në kavanoza hermetikë e të pastër. Lërini për pak kohë derisa të ftohen plotësisht dhe më pas mund ta ruani në një ambient të errët.