Gatime nga zonja Albana, Mafishe

24 Janar, 10:27

Mafishe 

Përbërësit:

4 të bardha vezësh,

1/2 fç sheqer të bardhë

1/2 fç sheqer pluhur vanilje

Përgatitja:

Vendosim të bardhat e vezëve (të temperaturës së ambjentit) në një enë të madhe qelqi dhe i rrahim me mikser derisa të bëhet shkumë e bardhë por jo e rrahur fort. Shtojmë më pas sheqerin e bardhë dhe vazhdojmë punimin me mikser derisa të realizojmë një marengë të fortë. Sitim sheqerin pluhur së bashku me vaniljen dhe e shtojmë tek marenga gradualisht duke e trazuar me një spatul me kujdes që mos të na pritet shkuma.

Shtrojmë letër pjekje në një tavë të madhe dhe hedhim mafishet ose me lugë ose me një qese pastiçerie. E vendosim tavën në furrën e parangrohur në 100 gradë dhe i lemë mafishet për gati 1 orë e 30 minuta.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha