Gatime nga zonja Albana, Paluze me aromë portokalli

22 Nëntor 2021, 10:15

Paluze me aromë portokalli

Përbërësit:

2 gota lëng portokalli

3 lugë gjelle niseshte

3 lugë gjelle sheqer

1 filxhan çaji ujë

Përgatitja:

Shtrydhim portokallet dhe lëngun e tyre e vendosim në zjarr. Niseshten dhe sheqrein i vendosim të treten në ujë duke i trazuar mirë. Këtë masë e shtojmë tek lëngu i portokallit dhe e trazojmë derisa masa të kthehet në kremoze. Mund ta konsumojmë të ngrohtë ose mund ta vendosim në frigorifer dhe e servirim dekoruar me pak sheqer të karamelizuar ose feta portokalli.