Gatime nga zonja Albana, Papazia, jahnia turke në furrë

26 Nëntor 2021, 10:23

Jahni në furrë

Përbërësit:

1 kg mish viçi të yndyrshëm

2-3 lgj vaj ulliri

1 kg qepë

2-3 kokë hudhër

2 karrota

4-5 patate

1 tufë majdanoz

1 gjethe dafine

4-5 kokrra piper i zi

Gjalpë

Kripë

Piper i zi

Piper i kuq

Përgatitja:

Fillimisht marinojmë mishin të prerë në copa me kripë, piper të zi dhe piper të kuq.

Në yndyrë të nxehtë kaurdisim qepët të grira hollë. Pasi qepët të bëhen transparente shtojmë piperin e kuq, piper të zi kokërr dhe të bluar. Vendosim kokët e hudhrave të pastruara vetëm nga pjesa e sipërme, karrotat të prera në rrathë, patatet të prera në katërsh, mishin e marinuar, majdanoz, uthull dhe 1 gjethe dafine. I përziejmë lehtë të gjithë përbërësit dhe i kalojmë në një tavë dheu. Shtojmë ujë të ngrohtë në masë të përbërësve (të mbulohen) dhe e vendosim tavën në furrë të nxehtë. Pas 20 minutave ulim temperaturën e furrës dhe e lemë tavën të piqet për 2-3 orë derisa të shterojë lëngu dhe të zbutet mishi.